Infermieri i QKUK-së: Asistentja e ud.drejtoreshës së SHSKUK-së po kërkon informacione për pushimin tim

Enlirat Duraku, Infermieri dhe sindikalisti përmes një njoftimi për media ka deklaruar se asistentja e ud.drejtoreshës së SHSKUK-së ka kërkuar informacione tek kryeinfermierja e klinikës për pushimin e tij.

Sipas Durakut, kërkesa për informacione për të po bëhet si presion ndaj tij.

Lexoni njoftimin e plotë të Durakut:

ASISTENTJA E U.D. DREJTORI TË SHSKUK-së NË AKCION PËR MBLEDHJE TË INFORMACIONEVE !

Me çfarë të dretje asistentja e u.d. Drejtoreshes së Përgjithshme të SHSKUK-së e kontakton Kryeinfermierin tim për të marrë informacione se si unë e kam marrë pushimin pa pagesë !!

Kush është ajo me pyet për këtë çështje ?!

Kush është ajo ?

Si është e mundur që asistentja e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së mos me qenë e njoftuar që të gjitha pushimet pa pagesë nënshkruhen pikërisht nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, pastaj është administrata aty e cila du duhej të kishte informacione të detajuara për secilin !?

Apo ndodhë që asistentja vetëm ka zbatuar udhërat duke tentuar që përmes kësaj të më frikësojnë në mënyrë që mos të reagoj dhe të mos e them të vërtetën !?

Këtë do e them për herë të fundit, ndërsa shantazhuesit le të ndëgjojnë mirë :

Betohem në Atë i cili shpirtin tim e ka në dorë që edhe nëse më largojnë nga puna, edhe nëse fabrikojnë shpifje ndaj meje, madje edhe nëse vdes, nuk do ndalem së thëni të vërtetën, mbrojtjen e interesave të kolegëve të mi dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.