Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka bërë të ditur se rruga Kllokot-Gjilan do të mbyllet pas tri ditësh.
Arsyeja e mbylljes është punimet që do të bëhen.
Qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i mbyllur për 15 ditë nga ora 07:00 deri në orën 18:00.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge.
Ju lutemi që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë, të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese. /IndeksOnline/