Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar për telefonatën që ka zhvilluar në orët e vona të së premtes me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Siç ka shkruar Cholllet, me Kurtin kanë biseduar për shmangien e ndonjë eskalimi të radhës me kërkesën konkrete për shtyrjen e gjobave për targat, për mbajtjen hapur të derës për kthimin e serbëve në institucione dhe në foksusimin në dialogun për normalizim që Chollet thotë se është rruga më e mirë për integrimin e Kosovës në instancat Euro-Atlantike, raporton Express.
“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albi Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkrua Chollet.