nglia po e shkatërron Iranin pas 45 minutave të para në ndeshjen e Grupit B në ‘Katar 2022’.
Tre Luanët i kanë shënuar tre gola në pjesën e parë duke dominuar nga fillimi e deri në fund të saj.
Ishte super talenti Jude Bellingham që realizoi golin e parë në minutën e 35-të me kokë pas një asistimi nga Luke Shaw.
Tetë minuta më vonë Bukayo Saka u shërbye në zonë nga Harry Maguire dhe realizoi një gol të bukur për 2-0.
Ndërkohë në minutën e 46-të, Harry Kane asistoi te Raheem Sterling që shënoi për 3-0.
Anglezët tani janë shumë pranë fitores së parë dhe tre pikëve të para në Kupën e Botës. /Telegrafi/