Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel me kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti që u mbajt me ndërjmetësimin e Bashkimit Evropian.
Ai ka shtuar se nuk do të lëshojnë më targa “KM”, njofton Klankosova.tv.
“Për arsye të paqarta për mua, ne nuk ishim në gjendje të arrinim absolutisht asnjë marrëveshje”
Pala serbe ishte krejtësisht konstruktive dhe tekstet që ne pranuam u ndryshuan dhjetë herë, por pala shqiptare gjithmonë shtonte diçka që nuk ishte e mundur”, tha ai para gazetarëve.