Kandidati i katërt për rektor në Universitetin e Prishtinës është Qerim Qerimi, profesor në Fakultetin Juridik.
Qerimi tha se, në mesin e prioriteteve, është ndryshimi i statutit të UP-së.
“Krijimi i një grupi punues për rishikimin dhe hartimin e një statuti të ri në mënyrë urgjente. Ka nevojë që të ri- konceptuohen përbërja, përgjegjësitë e zëvendësrektorit të UP-së… Duhet që ata që shërbejnë në krye të përgjegjësive për menaxhimin e UP-së, duhet të kenë përgjegjësi të ndryshueshme dhe në pajtim me programin dhe në atë se çfarë janë nevojat tona dhe cilat janë sfidat tona. Unë propozoj që të ketë një zëvendësrektor për çështje të personelit akademik, për kërkime, projekte, inovacion dhe informacion”, tha ai.
Dhe kandidati i fundit për pozitën e rektoritë të UP-së është Sefer Avdijaj.
Ai tha se në UP nuk janë duke munguar strategjitë por është duke munguar implementimi i këtyre strategjive.
Avdijaj ndër të tjera foli edhe për plagjiaturën i cili tha se “do të merremi më së shumti më parandalimin e tyre dhe jo me pasojat”.