Aksion i Inspeksionit në Podujevë, gjenden produkte pa afat dhe vendosen gjoba ndaj disa marketeve

Komuna e Podujevës ka njoftuar se gjatë një inspektimi nga Inspeksioni policor në markete të ndryshme, ka hasur në produkte pa afat dhe janë vendosur gjoba ndaj disa marketeve, shkruan Llapi.info.

Nga data 9 nëntor deri më 21 nëntor ka zhvilluar kontrolle në 39 markete të mëdha e të mesme në Komunën e Podujevës, ku gjatë këtyre kontrolleve janë monitoruar se a përputhen çmimet e ekspozuara me çmimet në arkë, afatin e skadencës së produkteve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Inspeksionit nga data 9 nëntor deri më 21 nëntor ka zhvilluar kontrolle në 39 markete të mëdha e të mesme në Komunën e Podujevës, ku gjatë këtyre kontrolleve janë monitoruar se a përputhen çmimet e ekspozuara me çmimet në arkë, afatin e skadencës së produkteve dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve.

Gjatë kontrolleve inspektoriati komunal i tregut ka shqiptuar mbi 20 vërejtje për marketet për vendosjen e flamujve të origjinës së produktit dhe ka hasur në 9 markete produkte me afakt të skaduar, ku edhe është bërë asgjësimi i këtyre produkteve.

Bazuar në kompetencat e saj Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të rregullta, me qëllim te ruajtjes së konsumatorit nga manipulimet me çmime dhe nga produktet me afat të skaduar

22.11.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim