Vrasja që tronditi Kosovën: 22 vjet nga vrasja e këtij veprimtari nga Gllamniku i Podujevës

Sot janë bërë 22 vjet nga vrasja e veprimtarit të shquar nga Podujeva, Xhemajl Mustafa, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së Xhemajl Mustafës, veprimtarit të dalluar për liri e pavarësi dhe njërit ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të Presidentit Rugova, vendosëm lule të freskëta pranë varrit të tij në fshatin Gllamnik. Në kujtojmë dhe nderojmë me krenari veprimtarinë e tij politike dhe angazhimin e tij për lirinë e Kosovës. Xhemajl Mustafa ishte veprimtar dhe intelektual i dalluar, vizioni i tij për Kosovën dhe hapat e mëtejmë të shtetndërtimit janë shumë të vlefshëm për brezin tonë e për brezat e ardhshëm”, shkruan ai.

Xhemajl Mustafa u vra më 23 nëntor 2000 në hyrje të objektit banesor në lagjen Dardania në Prishtinë./Llapi.info