Belgjika e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror ”Katar 2022”.
Belgët mposhtën Canadan me rezultat minimal 1-0, skruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Michy Batshuayi, në minutën e 44-të.
Vlen të përmendet se Canada kishte mundësinë për të kaluar e para në epërsi, por portieri Thibaut Courtois priti penalltinë e Alphonso Davies në minutën e 11-të.
Me këtë fitore, Belgjika kryeson grupin F me 3 pikë, Kroacia dhe Maroko kanë nga një pikë, ndërsa Canada me zero pikë./IndeksOnline/