S4MM bëhet baba për herë të parë

Reperi nga Tetova, S4MM, është bërë baba për herë të parë.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka treguar se e ka pritur në jetë fëmijën e tij të parë.

Samir Selimi (emri i vërtetë i artistit) e ka shpërndarë një fotografi, në të cilën e ka paraqitur dorën e foshnjës.

Është mësuar edhe gjinia e fëmijës, S4MM është bërë baba i një vajze.
Ndryshe, tash e një kohë, reperi nuk ka sjellë materiale të reja muzikore. Bahskëpunimi me DJ PM dhe DJ DAGZ, “Tinzake”, ka qenë ndër realizmet më të fundit. /Telegrafi/