Nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, në Podujevë, kanë vizituar kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Ata kanë parë për së afërmi aktivitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovë.
Mësuesja e kësaj shkolle, Violeta Vokrri, tha se kjo vizitë është bërë për nder të festës së 28 Nëntorit.
Shkrimi i plotë nga mësuesja, Violeta Vokrri:
Lirinë sot e gëzojmë falë atyre qe ranë për atdhe.
Shumë krenar për formimin e Forcës së Sigurisë.
Urime dita e ushtrisë!
Vizitë së bashku me klasen time, III-1, për nderë të këtyre dy festave, në Kazermën Adem Jashari dhe Kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz