Detaje të reja të aksidentit ku la të vdekur 39 vjeçarin nga Podujeva

Në ditën e flamurit, mërgimtari 39 vjeçar nga Zvicra ishte nisur për në vendlindje për të festuar festën e 28 Nëntor.

Rrugës në autostradën e Beogradit, ndodhi një aksident, ku i morri jetën mërgimtart shqiptarë që ishte nisur nga shteti i Zvicrës.

Referuar raportit të policisë serbe, organet shëndetësore dhe ato të drejtësisë dolën vend të ngjarjës, mirëpo nga plagët e mëdha, nuk ka mundur t’i mbijetojë 39-vjeçar nga Podujeva.

Nga ana tjetër, raporti i shëndetësisë serbe thuhet se personi ka pasur lëndime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke mos i mbjetuar plagëve, shkruan tutje albinfo.ch.

Nga ky aksident ka mbetur e lënduar edhe një femër që sipas organeve të shëndetësisë është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Nishit. /Albinfo.ch