Botërori vazhdon të premten me katër ndeshje

Katër ndeshje janë në orar të Botërorit “Qatar 2022” gjatë ditës së premte.

Takimet i përkasin xhiros së fundit të fazës së grupeve. 
Nga ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e Grupit H, ku takohen Portugalia me Korenë Jugore dhe Gana me Uruguajin. 
Ndërsa në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00 pritet të zhvillohen ndeshjet nga Grupi G, ku përballen Kameruni me Brazilin dhe Zvicra me Serbinë.