Ambasadori i Finlandës në Kosovë Matti Nissinen ka vizituar sot qytetin e Vushtrrisë , ai atje u pritë nga i pari i kësaj komune Ferit Idrizi.
Qellimi i vizites së ambasadorit finlandez në këtë komunë ishte , fushta e liberarizimit të vizave , të cilën amabsada finlandeze në Kosovë pritet ta zhvilloj edhe në qytetet tjera te vendit.
Kryetari Idrizi e ka falenderuar ambasadorin Nissinen për viziten , dhe është shprehur mirënjohë që këtë fushatë , ambasada finalndeze ka vendosur ta nisë pikërisht në komunën që ai drejton, shkruan RadioVizioni
Ambasadori Nissinen tha se ndihet i privilegjuar që kjo fushat po lansohet nga qyteti më i vjetër ne Kosovë
“Faleminderit shumë që këtë fushatë po e nisim nga Komuna e Vushtrrisë. Qyteti i Vushtrrisë është qyteti më i vjetër në Kosovë, ndaj jemi të privilegjuar që jemi këtu për të filluar këtë fushatë për liberalizimin e vizave. Dua të përgëzojë të popullin në Kosovë dhe Vushtrrinë për këtë hap të madh” u shpreh ai