Messi: S’kam mundur ta imagjinoj se do ta kem një karrierë siç e kam pasur

Futobllisti argjentinas Lionel Messi mbrëm ka fituar topin e tetë të artë.

Futbollisti më i mirë në botë, ka thënë se s’ka mundur ta imagjinonte një karrierë kaq të madhe siç e ka pasur në futboll , poashtu Ai tha se të “tetë trofetë e Topit të Artë” që i ka fituar janë të veçantë për të

“Nuk kam mundur të imagjinoj se do të kem një karrierë aq të pasur siç kam pasur. Se do të arrij çdo gjë, se do ta kem fatin që kam pasur për të luajtur te skuadra më e mirë në histori. Të fitoj Copa American dhe Botërorin pas gjithë atyre momenteve të vështira me përfaqësuesen”, ka thënë Messi.