Merret vendimi ndeshja Kosovë – Izrael, do të zhvillohet me praninë e tifozëve

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet të dielën me 12 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri me parninë e tifozëve , këtë për “Kosova press” e ka konfirmuar i pari i Federatës së Futbollit , Agim Ademi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian “Euro2024” që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.