Nga 1.1 miliardë euro investime, gjysmë miliardi u investuan në ndërtim

Statistikat e fundit të ASK-së, tregojnë se në nivel vendi, gjatë vitit 2022, vlera e investimeve në ndërmarrje ishte 1,136,988,425 euro.

Sa i përket burimit të investimeve, rreth 50,6% e vlerës së investimeve të ndërmarrjeve ishte realizuar nga fondet e veta; dhe 35,1% nga bankat vendore.

Ndërkaq, burimet e tjera zënë një peshë më të vogël në kuadrin e burimeve totale për investime. “ Investimet në ndërtim zënë pjesën kryesore të investimeve me 53,0%.

Investimet e tjera që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në makineri dhe pajisje me 42,7%, ndërsa investimet e tjera me një peshë më të vogël në kuadrin e totalit të investimeve janë: investimet në asete të prekshme me rreth 3,7%; investimet në produktet e pronësisë intelektuale me 0,4%; si dhe investimet biologjike të kultivuara dhe serrat në bujqësi me rreth 0,1%.”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Aktivitetet me më së shumti investime ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë (26,8%); Ndërtimtaria (25,2%); Prodhimi (15,8%). Në vitin 2022, përqindja më e madhe e investimeve të ndërmarrjeve kosovare ishte te Ndërtimi, pajisjet dhe makineritë me mbi 90,0%.

Ndërkaq, përqindja më e madhe e investimeve në vend nga ndërmarrjet e vogla (10 – 49 punëtorë) me 44,4%; ndërmarrjet e mesme (50 – 249 punëtorë) me 24,3%; dhe minindërmarrjet (1-9 punëtorë) me 22,7%. Sipas rezultateve në nivel vendi, në vitin 2022, përqindja më e lartë e investimeve të ndërmarrjeve sipas rajoneve ishte në: Prishtinë (49,9%); Prizren (11,3%);

Mitrovicë (9,9%); Gjilan (8,9%); Pejë (7,4%); Ferizaj (6,7%); dhe Gjakovë (6,0%). Në kuadrin e blerjeve të reja investive prin: Ndërtimtaria (28,3%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (24,2%); Prodhimi (16,1%); Furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar (10,6%).

Ndërsa sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët. Sektorët që prijnë në blerje të importuara ishin: Prodhimi (24,7%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (23,1%); dhe Informacioni dhe komunikimi (17,1%). Kurse sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.

Te blerjet investive në vijim prin: Tregtia me shumicë dhe pakicë (46,6%); Ndërtimtaria (24,4%); Aktivitetet e patundshmerisë (7,9%); dhe Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (7,8%). Kurse sektorët e tjerë kanë përqindje më të ulët.