Federata e Futbollit të Kosovës sot gjatë ditës ka njoftuar se kanë përfunduar kontraten me trajnerin slloven Primozh Gliha , ata e kanë falenderuar atë për punën e bërë për gjatë 6 ndeshjeve kualifikuese.
Postimi i plotë:
“22 nëntor, 2023 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.
FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.
Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar” .
Ndërkohë sot gjatë ditës në mediat kosovare ka qarkulluar emri i trajnerit boshnjak Blazh Sliškoviq , por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga FFK
