Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovarë 2023 ka bërë një studim hulumtues lidhur me financimin e kosovarëve përmes bankave komerciale për vitin 2023.
Nga ky studim del se qytetarët dhe bizneset kanë marr kredi të ndryshme nga bankat komerciale rreth 5 miliardë euro këtë vit me një interes mesatar rreth 6.5 për qind.
“Rreth 3 miliard u zhyten biznese në kredi, kurse rreth 2 miliard qytetarët dhe ekonomitë familjare, ku për këtë 12 mujor paguan rreth 330 milionë euro interes të ndryshëm bankarë. Bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2023 arritën përfitime rekordë rreth 160 milionë euro”, thuhet në njoftim.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini vlerëson se sektori financiar është më profitabili dhe më i sigurti në Kosovë, kurse bankat komerciale më të shtrenjta në Evropë.