Shkolla fillore në fshatin Bellopojë të Podujevës ,pranon 10 kompjuter si donacion

Shkolla fillore e mesme e ulët “Shefki Kuleta” në fshatin Bellopojë të Podujevës , gjatë ditës së sotme ka pranuar një donacion prej 10 kompjuterëve ,të cilët do të ju shërbejnë shumë nxënësve të kësaj shkolle ,në lënden e teknologjisë.
Për këtë donacion drejtori i kësaj shkolle Xhemajl Kuleta ka falenderuar donatorin Arben Maloku për të cilin tha se me bujarinë e tij përkrah fuqizimin e mësimdhënies , e mësimnxënies në këtë shkollë.

postimi i plotë 👇

“Donacion

Sot, drejtori i shkollës ztr. Xhemajl Kuleta, pranoi donacion 10 (dhjetë) kompjuter për kabinetin e TIK-ut.

Për këtë donacion i gjithë stafi shkollor shprehim falënderim të veçantë për ztr. Arben Malokun antarë i komunitetit të shkollës sonë nga paralelja e fshatit Bellopojë i cili me bujarinë e tij përkrah fuqizimin e mësimdhënies e mësimnxënies.

Aktet e tilla çmohen lart nga stafi dhe nxënësit e shkollës sonë!

Dhe njëherë, faleminderit për prezencën dhe donacionin e sjellë në shkollën tonë.

Suksese e mbarësi për të gjithë! “ thuhet në njoftim.