Konjufca thotë se Asociacioni nuk bëhet, pa disa parakushte

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar rolin e emisarit amerikan Escobar në dialogun Kosovë-Serbi, duke e krahasuar atë me emisarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Më tej, kreu i Kuvendit pohoi se Asociacioni nuk mund të krijohet pa u siguruar se shteti serb është duke ndërmarrë hapa drejt njohjes.

“Duhet të ec hap pas hapi, për shembull ne shohim se Serbia po ndryshon diçka në njohje faktike atëherë mundet mu bo drafti i Asociacionit, por Serbia e zgjedh kryeministër personin i cili thotë se ushtria duhet të kthehet në Kosovë nuk mund të bëhet Asociacioni sepse pastaj do të ishte një instrument në dorën e Serbisë për me godit Kosovës”, ka thënë ai në Kanal 10