Ish-shefi i misionit mbikëqyrës diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Shaun Byrnes, ka nisur dëshminë para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara.
Ai po dëshmon në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), si dhe me kërkesë të Departamentit të Shtetit.
Byrnes, diplomat i pensionuar amerikan, kishte dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës në rastin e ish-gjeneralit të policisë serbe, Sreten Lukiq.