Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën në rend ditë janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, si dhe propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Verëra, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme, votimi në parim i Projektligjit për rrugët, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave, votimi i Programit Kombëtar të Shkencës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022, shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për farërat, shqyrtimi i Rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për pasurimin e miellit dhe shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Të hyrat nga qiraja në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për periudhën 2012 – 2021”.
Kurse pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 mars 2024 janë: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptarë, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022.