Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, një shtetas të Kosovës dhe tjetrin të Serbisë për dhënie, marrje të ryshfetit.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 11:00.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari person zyrtar janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme gjithsejtë 135 euro, që dyshohet se janë pranuar si forme e ryshfetit”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.