QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata “Alwaleed Philanthropies Global” në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot për herë të parë është bërë me pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, të njohur si PET/CT.

Kjo falë donacionit nga organizata Alwaleed Philanthropies Global, organizatë kjo që ka bashkëpunuar me Fondacionin Jahjaga për të siguruar pajisje të avancuara mjekësore për Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Kosovës.

Në njoftimin e Fondacionit Jahjaga bëhet e ditur se Princesha Lamia bint Majed Al Saud, Sekretare e Përgjithshme e organizatës filantrope Alwaleed, po viziton Republikën e Kosovës për të mbështetur zhvillimet në sektorin e shëndetësisë në rajon.

“Këto përpjekje të kombinuara kanë sjellë në klinikë këtë teknologji të avancuar, duke përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve dhe duke fuqizuar angazhimin e Kosovës për përmirësimin e infrastrukturës së kujdesit shëndetësor në vend.