Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) themeloi të hënën Grupin Punues për përzgjedhjen e drejtorit të kanalit televiziv në gjuhën serbe RTK2.
Bazuar në Ligjin për RTK-në, Grupi Punues përbëhet nga shtatë anëtarë, katër prej tyre janë serbë, dy shqiptarë dhe një i përkatësisë boshnjake, thuhet në njoftim.
Bordi po ashtu me shumicë të votave, themeloi grupin shtatë anëtaresh nga një listë prej 23 kandidatëve, që kanë aplikuar në thirrjen publike.
Pas themelimit të Grupit Punues, Bordi i RTK-së po ashtu miratoi shpalljen e konkursit publik për Drejtor të Kanalit Televiziv në gjuhën serbe në RTK.