De Ligti i kthehet Bayernit kundër Realit, por jo Guerreiro

Bayern Muncheni do ta kërkojë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” të mërkurën.

Bavarezët kanë marrë një lajm të mirë që atyre do t’u kthehet qendërmbrojtësi holandez, Mathijs De Ligt.

Sidoqoftë, atyre do t’iu mungojë Raphael Guerreiro i cili e ka lënduar ligamentin dhe zogun e këmbës.