Për herë të parë një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, sot ka shkuar në Bruksel ku pritet të të zhvillojë negociata për targat. 

Bashkë me Bislimin është edhe Ardita Sinani – këshilltarja politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc e kryeministrit Albin Kurtit.

Kjo është hera e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi. 

Në Bruksel do të jetë edhe kryenegaciatori serb, Petar Petkoviq./Indeksonline/