Kombëtarja e Kosovës në futboll do të rikthehet të mërkurën me një tjetër ndeshje miqësore ku do të ballafaqohet me Armeninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
“Dardanët” do ta shfrytëzojnë këtë ndeshje si dhe atë kundër Faroe Island si parapërgatitje për ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Evropian që zhvillohen vitin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.
Para ndeshjes, sot në konferencë për media do të flas trajneri Alian Giresse nga ora 16:00.
Pas konferencës, do të zhvillohet edhe stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”