Britania e Madhe regjistron inflacionin më të lartë në 41 vjet

Çmimi i lartë i ka çuar çmimet në Britani të Madhe në shkallën më të lartë në 41 vjetët e fundit, duke vazhduar shtrëngimin e buxhetit të familjeve.

Inflacioni, shkalla e rritjes së çmimeve, është regjistruar prej 11.1 përqind gjatë muajit tetor, nga 10.1 përqind nga shtatori, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Faturat në rritje të energjisë ishin pas rritjes së fundit të çmimeve, bashkë me kostot e larta të ushqimit dhe transportit.

Kostoja në rritje e jetesës po shtrydh buxhetet familjare dhe mund të ndodhë që kjo ta shtyjë Mbretërinë e Bashkuar në recesion gjatë këtij viti.