Kolektivi i Shkollës së Mesme Fillore “Hamit Sejdiu”, në Kërpimeh, ka falenderuar bashkëatdhetarin, Mirsim Aliu, për prurjen e vazhdueshme të mjeteve mësimore për nxënësit e kësaj shkolle.
Në njoftimin e shkollës bëhet e ditur se mërgimtari llapjan që jeton në Zvicër, vazhdimisht ndihmon nxënësit e fshatit Kërpimeh, me pajisje të ndryshme.
Njoftimi i plotë:
Bashkatdhetari ynë Mirsim Aliu, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, gjithmonë sjell mjete mësimore për nxënësit e shkollës në Pakashticë. Këtë herë solli fletore, lapsa, goma dhe ngjyra për të gjithë nxënësit në Pakashticë
.
Drejtoria e shkollës e falënderon Mirsimin për kontributin e vazhdueshëm në shkollën tonë!