Patundshmëria është sektori që ka përdorimin më të lartë të rrjeteve sociale, nga 91.2 për qind që e përdorin këtë shërbim në Kosovë.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), kompanitë e patundshmërisë i përdorin 100 për qind rrjetet sociale, ndjekur nga tregti me shumicë dhe pakicë me 95.7 për qind.
“Nga ndërmarrjet e anketuara, 91.2 për qind e tyre i përdorin mediet sociale. Ndërmarrjet të cilat bëjnë pjesë në aktivitetet e patundshmërisë, nga rezultatet e anketës, 100 për qind e këtyre ndërmarrjeve i përdorin mediet sociale. Ndërsa, ndërmarrjet të cilat bëjnë pjesë në kategorinë 50-249 të punësuar, përfaqësojnë 95.6 për qind të ndërmarrjeve që i përdorin mediet sociale”, thuhet në raportin “Përdorimi i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ndërmarrje, 2021“, shkruan Telegrafi
Bizneset që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2021, përfaqësojnë 98.9 për qind të ndërmarrjeve.
Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 30Mbit/s deri <100Mbit/s me 31.84 për qind, e pasuar nga shpejtësia >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s me 31.64 për qind, është shpejtësia më e përdorur nga ana e nderrmarjeve.