Si ndikon pirja e duhanit tek personat me diabet?

Menaxhimi i diabetit është sfidues dhe pirja e duhanit mund ta bëjë atë edhe më shumë. Nikotina rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe i bën ato më të vështira për t’u trajtuar.

Njerëzit me diabet që pinë duhan shpesh kanë nevojë për doza më të mëdha të insulinës për të mbajtur sheqerin në gjak afër niveleve të tyre të synuara.

Diabeti shkakton komplikime serioze shëndetësore si sëmundje të zemrës, dështim të veshkave, verbëri dhe dëmtime nervore që mund të çojnë në amputim (heqje me operacion) të gishtit, këmbës apo dorës, shkruan CDC, transmeton Klankosova.tv.

Me kalimin e kohës, sheqeri i lartë në gjak nga diabeti mund të dëmtojë enët e gjakut, si dhe nervat brenda dhe rreth zemrës suaj.

Prandaj, lënia e duhanit gjithashtu ndihmon trupin tuaj të përdorë më mirë insulinën, gjë që mund ta bëjë më të lehtë menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.