AVUK, mbyll bufen e Ministrisë së Brendshme

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) e ka mbyllur përkohësisht bufenë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e kanë bërë të ditur burime të IndeksOnline nga AVUK-u. Si pasoj e pa pastërtisë në bufen e kësaj ministrie janë detyruar ta mbyllin përkohësisht.  “Për shkak të kushteve të higjienës sanitare AUV-i e ka mbyllur përkohësisht atë bufe, deri në plotësimin e kushteve”, ka thënë ky burim. Ndërsa nga AVUK-u, kanë thënë se sapo të marrin raportin do të bëjnë publike arsyet e mbylljes së kësaj bufeje. /IndekOnline/