Shqipëria luan sonte kundër Armenisë, statistikat mes tyre

Shqipëria luan ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Armenisë, kundërshtar me të cilin për herë të fundit kemi luajtur në 11 tetorin e vitit 2015, kur Shqipëria siguroi biletën për “Euro 2016” falë suksesit 0-3.

Një sfidë e cila vjen pas diafatës ndaj Italisë dhe “kuqezinjtë” do të kërkojnë maksimumin dhe këtu i vjen “ndihmë” historia.

Kjo do të jetë përballja e gjashtë direkte, ndërsa Shqipëria kryeson me tre fitore kundrejtë një të armenëve, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim.

Sa i përket ndeshjeve në Shqipëri, Armenia nuk ka fituar kurrë, pasi “kuqezinjtë”, nga tre kanë fituar dy dhe një është mbyllur në barazim.

Totali: 5 ndeshje
Shqipëria – 3
Barazime – 1
Armenia – 1