Gazetari Berat Buzhala ka thënë se pajtohet në çdo pikë e presje rreth asaj se çfarë tha Skender Hyseni për pushtetin aktual.
Përmes një shkrimi në Facebook, Buzhala thotë se Hyseni nuk ka thënë se Vjosa apo Gërvalla janë si Millosheviqi, por ajo se çfarë ai ka thënë, sipas gazetarit, është “Edhe Millosheviqi i quante të gjithë botën armiq”.
Aktualisht, ky pushtet, nuk e ka asnjë shtet me të cilin ka raporte normale. Krejt BE dhe Amerika janë të këqij, sipas tyre. Mentaliteti i këtij pushteti është i tillë. Po e kthen krejt botën kundër nesh, e krejt publikun e tyne kundër botës”, ka shkruar mes tjerash Buzhala.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Do me thane pajtohna me pike e me presje cka ka thane Skender Hyseni per mentalitetin e ketij pushteti. Skenda ne asnje vend nuk ka thane qe Vjosa ose Gervalla jane si Milloshevici. Cka ka thane Skenda eshte kjo: Edhe Milloshevici i quante te gjithe boten armiq.
Aktualisht, ky pushtet, nuk e ka asnje shtet me te cilin ka raporte normale. Krejt BE dhe Amerika jane te keqij, sipas tyre. Mentaliteti i ketij pushteti eshte i tille. Po e kthen krejt boten kunder nesh, e krejt publikun e tyne kunder botes.
Kurre ma shume ne historine e Kosoves nuk kam pa dhe nuk kam lexu statusa dhe qendrime antievropiane dhe antiamerikane, sic kam lexu koheve te fundit.
E pse po u deshka me e sulmu Skenden?
LDK nuk ka pse i jep zor. Skenda nuk tha qe foli ne emen te LDK’se.