Këtë të hënë u zhvilluan katër ndeshjet e fundit të fazës së dytë të grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Gana, Brazili dhe Portugalia ishin kombëtaret që sot regjistruan fitore në ndeshjet e tyre përkatëse, shkruan Gazeta Express.
Me fitoret e arritura, brazilianët dhe portugezët siguruan kalimin për në 1/8 e finales.
Përveç tyre, më herët kalimin tutje e kishte siguruar edhe Franca.
Sa i përket këtyre tri kombëtareve, në raundin e tretë mbetet të shihet vetëm nëse ato do të kalojnë nga pozita e parë e grupit, apo e dyta.
Renditja në të gjitha grupet pas dy xhirove:
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/image-94-510x600.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/image-95-506x600.png)