E pazakontë, Kosova e ka veç një hetues aksidentesh hekurudhore

Martin Halilajt iu vazhdua mandati nga Qeveria e Kosovës në pozitën si hetues i aksidenteve hekurudhore edhe për 5 vjet.

Halilaj në këtë pozitë punon i vetëm, derisa thotë se nëse ka shtim të vëllimit të punës mund të ketë nevojë edhe për kolegë, raporton Klan Kosova.

Në raportet që ua dërgon Qeverisë e Kuvendit, Halilaj ka theksuar edhe rekomandimin që kandidatët për patentë shofer të kenë më shumë pyetje në teste për hekurudha.