Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
“Jam këtu që t’i rikthej diskutimet për normalizimin dhe hapat e ardhshëm. dua ta shfrytëzoj këtë moment që po punojmë në normalizim, unë ndoshta vi shpejt sërish qe të sigurohem qe bisedimet po shkojnë mirë. Nuk ka kohë për të humbur.
Në kohën e njëjtë shfrytëzova takimin me Kurtin që të diskutoj çështjet për në veri, pas dorëheqjeve të serbëve, prekëm çështjen e energjisë, ne poashtu folëm për të pagjeturit. Situata është normale, por është pozitive”, thotë Lajçak, raporton Indeksonline.