VIDEO- Momenti kur Sali Berisha goditet me grusht në fytyrë, protestuesit e rrahin rëndë dhunuesin

Ky është momenti kur kreu i PD Sali Berisha qëllohet me grusht nga një person gjatë protestës në Tiranë.

Ndonëse një ambulancë ka mbërritur mes protestuesve pas goditjes dhe gjakosjes së kreut të PD-së ky i fundit ka vijuar aktivitetin. Në podiumin e improvizuar, Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër.
“Ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popull protestues”, u shpreh Sali Berisha.

/Gazeta Express