E tmerrshme: Disa pjesë të Podujevës pa ujë të pijshëm që dy ditë

Ka dy ditë që në disa pjesë të Podujevës nuk po ka ujë të pijshëm.

Sipas banorëve të rrugës “Skënderbeu”, “Qëndresa” dhe në rrugica tjera që lidhen me këto rrugë kryesore, janë duke u përballur me mungesë enorme të ujit të pijshëm.

Ata kanë thënë se uji është ndalur mëngjesin e djeshëm, gjatë tërë ditës kanë vazhduar reduktimet, kurse në mbrëmje shtypja ka qenë tejet e ulët.

Edhe sot, tani, nuk ka ujë të pijshëm fare. Përkundër kësaj, nuk ka pasur ndonëj reagim nga zyrtarët komunalë, por as nga KRU Prishtina.

Duhet theksuar se qytetarët llapjanë janë përballur me reduktime të ujit gjatë gjithë verës, kurse edhe tash, kur ka reshje të shumta, ato po vazhdojnë./Llapi.info