Qendra e Mjekësisë Familjare në Lluzhan të Podujevës është pajisur me laborator biokimik, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar kryetari komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Laboratori biokomik nga sot edhe në QMF-në e Lluzhanit
Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, u.d drejtorin e QKMF-së Bajram Bajgora dhe stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lluzhan kemi përuruar laboratorin biokomik në këtë qendër.
Nga sot pacientët në QMF-në e Lluzhanit mund t’i kryjnë të gjitha llojet e analizave biokimike me këtë aparaturë moderne të teknologjisë së fundit.
Prioritet i yni si qeverisje komunale mbetet sektori i shëndetësisë, në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë!