Busti i Adem Demaçit do të vendoset në qendër të Podujevës: Këto janë detajet

Busti i veprimtarit Adem Demaçi, shumë shpejt do të vendoset në qendër të qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj.

Sot kemi iniciuar procedurën për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit. Ditëve në vijim publikohet Njoftimi për Kontratë dhe detajet e tjera për skulptorët që duan të aplikojnë me propozimet e tyre. Buxheti i planifikuar për këtë projekt është 60,000 euro dhe planifikohet të vendoset në shesh gjatë këtij viti”, shkruan ai./Llapi.info