200 mijë euro për subvencionimin e bizneseve prodhuese
Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit hap thirrjen për subvencionimin e investimeve në kapacitetet prodhuese.
Vlera financiare e mbështetjes do të jetë 200,000 euro.
Komuna e Podujevës do të subvencionojë 30% të vlerës së investimit në kapacitetet prodhuese(max 10,000 euro për një përfitues).
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri me datën 10.02.2023.