Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka bërë prezentimin e Projektligjit për tërheqjen e parave nga Trustit.
Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga të gjithë deputetët si të pozitës dhe opozitës që të votojnë këtë projektligj. Sipas tij, kjo është kërkesë e qytetarëve
“Dëgjojeni kërkesën e popullit apo këshillën për unitet të plotë. Nuk do të merren aspak me çështje politike, kërkoj votën tuaj në emër të qytetarëve të Kosovës. Dëshmoni se jeni përfaqësues të popullit dhe jo të shefit dhe shefes”.
“Me votën tuaj, do të përcaktoheni, a dëshironi ta dëgjoni Mimoza Kusarin, apo Albin Kurtin. Dëshmojeni se jeni deputet të popullit, sepse populli do të ju votojë”, ka thënë Haxhiu.klankosova