Lajçak pritet të vij sonte në Prishtinë, mbrëmë u takua me Daçiqin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet të vijë  sonte në Prishtinë në një vizitë të paparalajmëruar,  kanë bërë të ditur burime të “Indeksonline”.

Po ashtu, “Indeksonline” ka mësuar se Lajçak nesër në mëngjes pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Ndryshe, Lajçak dje është takuar në Bruksel me ministrin e jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq. Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak,  përmes një cicërime në Twiter.

“Mirëpres sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave EU të Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twiter./Indeksonline/