Një femër është dhunuar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se tashmë i dyshuari është arrestuar për kryerjen e veprës “dhunim”.
Në lidhje me rastin, është konsultuar edhe prokurori i shtetit.
Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, e më pas është dërguar në mbajtje.
Në anën tjetër, sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në strehimore.