Presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen që pritet të arrihet me Kosovën. Firmosjen do e bëjë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shkruajnë mediat serbe.
“Unë e di se çfarë do të vendos, por jo në emër të Serbisë. Ata do të vendosin në emër të Serbisë, natyrisht, pasi do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, organet e tjera kompetente shtetërore dhe ndoshta edhe qytetarët”, ka thënë Vuçiq.
Por marrëveshjet ndërkombëtare, procedura është që fillimisht të zhvillohen negociatat, pastaj të miratohet teksti i marrëveshjes për të cilën palët janë marrë vesh, duhet të nënshkruhen nga presidenti.
Dhe ekspertët thonë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë të gjitha karakteristikat e një marrëveshjeje ndërkombëtare.