Rohde flet për planin evropian: Ka forca brenda dhe jashtë Kosovës të cilat nuk duan të shohin sukses

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ka forca të brendshme dhe të jashtme të cilat nuk dëshirojnë të shohin sukses.

Ai këtë deklaratë e bëri duke iu referuar planit evropian i cili sipas tij është në favor të Kosovës dhe Serbisë.

Rohde në emisionin “Five”, ka thënë se plani evropian është themeli për të lëvizur përpara.

“Në njëfarë forme do të ndodhë, përmes vëzhguesve analistëve dhe njerëz të cilët në njëfarë mënyre nuk duan të shohin sukses dhe kjo do të krijojë ndërhyrje… Po, edhe brenda erdhe jashtë ka forca në vend të cilave nuk i pëlqen kjo, çështje kryesore në procesin e hershëm cka na nevojitet tash është një përkushtim nga të dyja palët që ky dokument është themeli për të lëvizur tutje dhe mendoj që jemi duke punuar këtu në Kosovë, por ju duhet ta pyesni edhe qeverinë”, ka thënë ai.

Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian, nuk mund të japë garanci ligjore për Kosovën për njohje nga pesë vendet të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.