Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme në Podujevë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme.

Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës, parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezent. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Ndërkaq të premten do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.